Wollfarth: Bashkëpunim për integrimin e zgjedhje të ndershme

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth i ka bërë apel partive politike të bashkëpunojnë për integrimin e vendit.Nga qyteti i Poliçanit ku ka vizituar uzinën ushtarake, Wollfarth kërkoi nga palët të gjejnë konsensus për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të kandidatit.“Palët politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për 3 ligjet që duhen për integrimin. Duhet të gjendet  mirëkuptimi mes palëve politike për votimin e 3 ligjeve sa nuk është vonë” tha Wollfarth.Ndërsa i është referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ambasadori Ëollfarth kërkoi një proces sa më transparent.“Procesi i zgjedhjeve të vitit 2013 duhet të jetë i ndershëm dhe me standard europiane” tha ambasadori.Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka vizituar sot uzinën ushtarake në Poliçan ku ka dhuruar edhe disa pajisje për shkatërrimin e municioneve.