KQZ, shtyn për të premten shqyrtimin për ngritjen e ZAZ-ve
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të premten miratimin e ngritjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Pas kërkesës së përfaqësuesve të PS-së në KQZ dhe të antarëve të propozuar nga opozita në komision, palët votuan unanimisht për shtyrjen e këtij vendimi në mënyrë që përfaqësuesit politikë të njihen me projektin e realizuar nga administrata e KQZ-së.Kështu KQZ-ja pritet të vendosë në limitet kohore për ngritjen e zonave të administrimit të zgjedhjeve.Kodi zgjedhorNë bazë të Kodit Zgjedhor, neni 27, pika 5, “ZAZ-të miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.Jo më vonë se 10 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon të dhënat KQZ-së, të ndara sipas njësive të qeverisjes vendore”. Këto të dhëna kanë ardhur në KQZ me shkresën e Ministrisë së Brendshme më datën 07.11.2012.Juridiksioni territorial i ZAZ-ve si rregull është i njëjtë me rrethin administrativ. Rrethet që kanë më shumë se 60 mijë zgjedhës (më parë kufiri ka qënë 70 mijë) ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ. Nga 36 rrethe që ka në të gjithë vendin, 22 prej tyre kanë më pak se 60 mijë zgjedhës dhe përbëjnë seicili nga një ZAZ, 14 rrethe kanë mbi 60 mijë zgjedhës dhe ndahen në më shumë se sa një ZAZ.