Berisha shpalos nismën e 100 vjetorit: Shtetësi për të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë

Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e radhës në Vlorë për të nderuar 100-vjetorin e krijimit të qeverisë së parë shqiptare me në krye Ismail Qemalin.Mbledhja e qeverisë është zhvilluar te muzeu i vogël në Vlorë, në katin e dytë të ndërtesës pikërisht në dhomën ku Ismail Qemali së bashku me ministrat zhvilluan mbledhjen e parë të qeverisë.Nga qyteti i Vlorës, kryeministri Berisha njoftoi nismën për marrjen e shtetësisë shqiptare pa kushte për çdo shqiptar që dëshiron.Sipas kryeministrit, kjo nismë nuk është për përfitime elektorale por një qëllim për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë."Vendimi më kryesor që merret është shtetësia shqiptare dhe përparësi në parlamentin shqiptar i ligjit i cili përcakton njohjen pa kushte të shtetësisë shqiptare të çdo shqiptari kudo që ndodhet. Ky është mesazhi i 100-vjetorit dhe ky është i domosdoshëm dhe ne po i rikthejmë një të drejtë që kanë luftuar dhe që i është mohuar 100-vjet. Kombi është një, çdo shqiptar e meriton shtetësinë shqiptare.  Këto zgjedhje do të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme por  ky vendim të mos bëhet çështje e këtyre zgjedhjeve.  Kush e merr si vendim elektoral bën gabimin të madh” tha Berisha.Ai gjithashtu e ftoi opozitën që të votojë tre ligjet e kërkuara për integrimin. "E ftoj opozitën që të votojmë ato ligje, të mos bëhemi më pengesë. Gjithashtu e ftoj që të punojmë së bashku edhe për ligjin e shtetësisë. Ligji do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit dhe kërkoj mirëkuptimin  e bashkëkombasve të mi pasi asnjë parti nuk duhet të ndihet e kërcënuar. Ky ligj do të parashikojë një standard ndryshe për Kosovën për shkak të konsolidimit të këtij shteti, por edhe për faktin se pas këtij ligji nuk fshihet asnjë interes për ndryshim kufijsh” tha Berisha.Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e brendshme të marrë të gjitha masat që shqiptarët të aplikojnë për shtetësinë në konsullatat shqiptare të shteteve ku jetojnë.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha bëri edhe një panoramë të historisë së mbledhjes së qeverisë së parë shqiptare ndërsa shprehu edhe njëherë mirënjohjen për qytetarët dhe liderët botërorë të cilët morën pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë.Sipas tij, festa e 100-vjetorit të Pavarësisë ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e kombit shqiptar."Një mirënjohje të thellë shkon për qytetarët e Vlorës dhe të Tiranës të cilët me bujarinë e tyre, me atdhetarinë  tyre, me mikëpritjen e shndërruan 28 nëntorin, 100-vjetorin e pavarësisë në festën më të bukur, më të madhe.  Kurrë ndonjëherë në historinë e vendit Tirana dhe Vlora nuk kanë pasur një prani kaq gjigande qytetetarësg të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare sa në datën 28 nëntor. Por mirënjohja e thellë u shkon të gjithë miqve nga mbarë bota që nderuan Shqipërinë në 100-vjetorin e pavarësië. Nga kjo karrige historike dua tu shpreh atyre një mirënjohje të madhe" theksoi Berisha.Kryeministri Berisha theksoi më tej se edhe pse shqiptarët jetojnë në 5 shtete ata janë të përkushtuar për projektin e integrimit europian si e ardhmja e tyre më e shkëlqyer."Ky komb mbështet projektin e integrimit më shumë se çdo komb tetër. Unë theksoj se të ndarë në disa shtete shqiptarët nuk mund ta konsiderojnë veten dhe njëri-tjetrin  përveçse vëllezër në kulturë, në identitet dhe ku është realitet më i padiskutueshëm. Ndaj dhe dalin një seri detyrash në mënyrë që të ecet me projektin “Të bashkuar me njëri tjetrin, të bashkuar me Europën”. Jam i bindur se kjo platformë i jep përgjigjen më të shkëlqyer çështjes shqiptare në Ballkan. Sepse askush nuk mund të mohojë se në një nga padrejtësisë më të mëdha të kohës shqiptarët u copëtuan në 5 shtete” tha Berisha.Sipas kryeministrit, në këto 100 vite shqiptarët kanë shkruar edhe fatet më të ndritura të historisë së tyre. “Pavarësisht vështirësive ata ngritën një shtet, shtet i cili u shndërrua në një burim të madh shprese për shqiptarët kudo që ndodheshin” tha Berisha.Protestojnë Aleanca Kuqezi dhe FRESSH-iAleanca Kuq e Zi dhe FRESH kanë protestuar sot në Vlorë, në shenjë proteste ndaj mbajtjes së mbledhjes së qeverisë në qytetin e Flamurit.Ato kanë kundërshtuar mbajtjen e mbledhjes së qeverisë aktuale “Berisha” në Shtëpinë Muze, pikërisht në vendin ku Ismail Qemali mblodhi patriotët e tij. Qeveria e Ismail QemalitQeveria e Ismail Qemalit kishte në përbërje të saj 10 ministra, politikanë, aktivistë, njerëz të shquar të lëvizjes politike e patriotike, publicistikës e jetës fetare në Shqipëri.Që nga zv/kryeministri, Dom Nikoll Kacorri, ministri i Brendshëm, Myfit Libohova, ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, ministri i Drejtësisë, Petro Poga, ministri i Bujqësisë Pandeli Cele; ministri i Financave, Abdi Toptani; ministri i Luftës, Mehmet Pash Deralla, ministri i Punëve Botore, Mit’hat Frashëri dhe ministri i Postëtelegrafit, Lef Nosi.