"Migjeni" çel sezonin e ri, teatri pa infrastrukturë, mungon sistemi ngrohës
Komedia "Eldorado" do te jete shfaqja më e re qe trupa e teatrit "Migjeni" do te hapë siparin e aktiviteteve për 2014-ën. Provat në tryezë kanë nisur dhe muaji shkurt do të shënojë premierën e saj të parë për spektatorët shkodran.Batutat që prodhohen në këtë komedi do të mbajnë te mberthyer publikun, ndërsa pjesët homoristike do ta shoqërojnë të gjithë shfaqen. Për regjisorin, Fatbardh Smaja, kjo është një ndër pjesët më të bukura dhe jo me kot është bërë kjo zgjedhje.Por kjo dëshirë e madhe për ta kthyer sërisht publikun në teatër nuk gjen terren në infrastrukturën aktuale të "Migjenit". Pikërisht duke tentuar të bëjnë publikun të qeshë, aktorëtr dridhen nga i ftohti sepse edhe një ngrohëse me gaz që është vendosur nuk është në funksion.Komedia "Eldorado" do te vijë e interpretuar nga aktorët: Enver Hyseni, Rita Gjeka, Agron Dizdari, Merita Smaja, Arben Spahija, Sara Smaja, Jozef Shiroka dhe Emiljano Palali, se bashku me nje grup te rinjsh.