Balldreni mbetet nën ujë, hidrovori nuk përballon evadimin e plotë
Komuna e Balldrenit, në Lezhë vazhdon të jetë ende nën ujë dhe aktualisht janë të përmbytura 1300 hektarë tokë bujqësore.Ndonëse hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë, ka qenë e pamundur evadimi i ujrave, pasi reshjet kanë qenë intensive. Kreu i komunës, Zef Doçi, i ka bërë apel qeverisë që të ndërhyjë, duke kërkuar ndërtimin e një hidrovori të ri, ku sipas tij do të ishte e vetmja mënyrë për të eleminuar përmbytjet për vitet në vijim.Zonat më të prekura nga përmbytjet janë këneta e Kakarriqit si dhe fusha e Torovicës, ku prej tre ditësh ndodhën nën ujë me qindra hektarë tokë të mbjella me grurë. Bordi i kullimit ka nisur një ndërhyrje emergjente në pastrimin e kanaleve kulluese për të shmangur përmbytjet, por në këtë zone duhen kryer investime të mëdha të cilat ky institucion dhe komuna nuk mund ti përballojnë.