Radika, Gruevski: Vendimi pas studimit të BB; Koka: Qeveria shqiptare pohoi të njëjtën gjë
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, reagon pas deklaratës së Kryeministrit maqedonas lidhur me projetin e qeverisë maqedonase për ndërtimin e HEC-it . Koka deklaron se qëndrimi i Gruevskit është në sinkron të plotë me atë çfarë ka deklaruar qeveria shqiptare, ndërsa garanton se nuk do realizohet asnjë projekt që sjell dëm ndaj qytetarëve dhe vendeve fqinje.“Më vjen mirë që Gruevski pohoi atë që ka thënë edhe qeveria shqiptare. Gruevski pohoi atë që ka deklaruar qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama.Nuk do realizohet asnjë projekt që sjell dëm ndaj qytetarëve dhe vendeve fqinje”deklaron Ministri.Më herët kryeministri Nikolla Gruevski bëri të qartë se vendimi përfundimtar për realizimin e projektit “Fusha e Lukovës”, do të varet nga studimi me të cilin po merret Banka Botërore, ndërsa qetësoi banorët e Dibrës me garancinë se Qeveria e tij nuk do të ndërtojë projekt që do ti dëmtonte qytetarët dhe mjedisin.‘Banka Botërore është duke përgatitur projektin e mjedisit që duhet ti tregojë përparësitë dhe dobësitë e mundshme. Për këtë projekt do të merret vendimin përfundimtar. Nëse projekti tregon se nuk ka dëme serioze për mjedisin, për qytetarët, në këtë rast do të shkojmë mëtej dhe projektin do ta realizojmë. Nëse projekti tregon se është i dëmshëm për mjedisin dhe për qytetarët dhe fqinjët, projektin e tillë, Banka Botërore nuk do ta mbështesë’, deklaroi Nikola Gruevski.