Puna sekreti i jetegjatësisë,104-vjeçarja nga Lezha e cila ka jetuar një shekull
Ajo i ka kaluar një shekull jetë dhe ndihet e fuqishme si të ishte tek të 50-tat e saj. Nëse flet me të kupton se sfida, sakrificat në jetën e saj kanë qenë të mëdha aq sa kujton me emocion të gjitha zhillimet dhe ngjarjet në 100 vjet. Kjo është Lula Bushi, një ndër banueset në lagjen "Nënë Tereza" në qytetin e Lezhës.
Puna, thotë ajo, është sekreti i jetëgjatësisë dhe sot ne e gjejmë si gjithmonë duke u kujdesur në kopsht dhe duke bërë punë të tjera në shtepinë e saj.
Emocioni më i madh, tregon e moshuara, është kur rrethohet nga 40 nipa e stërnipa. Lutjet jane pjese e përditshmes per 104 vjeçaren Lula Bushi, e cila mendon vetem per pasardhesit e saj.
Ndërsa, Ndue Bushi, është djali i saj. Ai thotë se nëna nuk ka reshtur së punuari gjatë gjithë jetës. Kjo e bën më të fortë, thotë i biri.
Mikëpritja është këshilla më e madhe që ajo jep për nipërit e mbesat. E ndërsa hedh hapat ngadalë në shtëpinë e saj, në muajin maj pret të festojnë në shtëpinë plot me njerëz, 104 vjetorin e lindjes.