Korçë, arrestohet një oficer policie, ju gjetën në automjet 22 kg kanabis sativa

Policia në Korçë ka vënë në pranga një oficer të Policisë së Gjirokastrës, pasi në automjetin ku udhëtonte janë gjetur e sekuestruar rreth 22 kg kanabis sativa.Nga Strukturat e Sektorit  Kundër Narkotikëve Korçë, u bë e mundur finalizimi i operacionit të koduar "TOLEDO", që çoi në pranga punonjësin e policisë, Tanush Latifi si dhe 26-vjeçarin Dhimitër Dudumi.Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Pogradec - Korçë në automjetin "Seat" në të cilin u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg kanabis sativa, 5 aparate celulare, një shumë prej 17.000 lekë si dhe automjeti me targa AA 153 IM.