Shuhet mjeshtri i klarinetës Laver Bariu, Rama:Talent i madh natyral

Nga klarineta e famshme në filmin "Gjeneral Gramafoni" e deri në këngët e sotme në nder të tij, nuk mund të shlyejnë kontributin që ka dhënë Laver Bariu.Ai ndërroi jetë këtë të dielë në moshën 85-vjeçare duke lënë pas një mjeshtërinë e tij të sazeve dhe krijmatarinë popullore qytetarëve.Ai shndërroi klarinetën klasike në një gërnetë popullore dhe rrugëtoi me melodinë e tij jo vetëm në Përmetin e lindjes por në të gjithë Shqipërinë. Ustai i klarinetës-sic e njohin në gjuhë të thjeshtë përmetarët njohu shkëlqimin e tij nga vitet  1950-1990.Dhuntia e tij në klarietë e tregonte duke improvizuar me gjithçka që kishte mundësi, klarineta e tij e fëmijërisë ishte me degët e pemëve dhe me kallamë gruri. Në vitin 1952, ai vlerësohet me çmimin e parë si instrumentist popullor. Më 1954 bën regjistrimin e këngës së parë me saze, më 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane .Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombëtare. Në vitin 1977, së bashku me Çobanin dhe Mentor Xhemalin, interpretojnë dhe regjistrojnë të gjitha materialet muzikore të filmit "Gjeneral gramafoni", me regji të Viktor Gjikës.Në vitin 1989, Usta Laveri bëhet protagonist i filmit dokumentar muzikor të kinostudios "Shqipëria e Re.Që nga kjo kohë e deri sa mbylli sytë, Laver Bariu frymën e tij ia dedikoi muzikës dhe kjo falë shpirti të tij artisitik.Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.Laveri ishte vlerësuar me disa çmime, muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si  “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”.Rama në Facebook"Laver Bariu s`është më! Talent i madh natyral që meriton sot mirënjohjen tonë për çna dha dikur me instrumentin e tij... Ngushëllime familjes" shkruan Rama në Facebook.Ministri Ahmetaj mesazh ngushellimi per familjaretMe rastin e ndarjes nga jeta te figures se njohur te skenes muzikore shqiptare, Laver Bariu, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, i shpreh ngushëllimet e tij dhe të institucionit që drejton, familjarëve dhe njerëzve të tij të dashur.“Një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Me muzikën e tij, Laveri ishte një Ambasador botëror i folklorit dhe historisë së Shqipërisë. Një figurë që e ngriti imazhin e vendit kudo luajti. Njerëzit e mëdhenj mbahen mend jo për mënyrën si ikën nga kjo jetë, por se si e jetuan atë; jo për atë që fituan në këtë botë, por për atë që i falën asaj. Laveri ka shumëçka për t'u mbajtur mend. Ngushëllimet më të sinqerta”shprehet Ahmetaj në mesazhin e tij të ngushëllimit.