Ndotja po shkakton vdekje në Durrës, ekspertët: Sëmundjet e rënda po shtohen ndjeshëm
Sëmundjet e rënda po shënojnë një rritje përsa i përket numrit të personave të prekur duke e kthyer në tepër shqetësuese situatën në qytetin bregdetar të Durrësit. Alarmi ka ardhur nga Drejtori i Shëndetit Publik, Kristaq Huta ,i cili ka deklaruar se një nga shkaqet kryesore për këtë përhapje është dhe ndotja e ambjentit.Ndërkohe Huta ka bërë të ditur se me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pushtetit vendor po hartohen projekte për të ndihmuar këtë pjesë të popullsisë që përballet me sëmundjet e rënda. Ka ardhur momenti, ka theksuar Huta, që shëndetit ti jepet një rëndësi e veçantë.Shqipëria është ndër vendet me numër të lartë të të sëmurëve me sëmundje të rënda, në një kohë që vetëm në disa qarqe egzistojnë shërbime të specializuara në këtë drejtim.