Lezhë, përmirësohet situata nga përmbytjet
Ndërprerja e reshjeve të shiut, ka sjellë një përmirësim te situates në zonat e përmbytura të qarkut të Lezhës. Aktualisht nën ujë ndodhen vetëm 550 hektarë tokë bujqësore në kënetën e Kakarriqit, ndërsa në fushën e Zadrimës uji është tërhequr plotësisht.Te dhenat jane bere te ditur nga shefi i emergjencave civile ne prefekturen e Lezhes, Ndrek Mhillaj sipas te cilit menjehere pas permirsimit te situates bordi i kullimit do te nise nderhyrjen emergjente ne zonat me problematike, ku ka patur permbytje.Reshjet e diteve te fundit permbyten me mijera hektare toke, si dhe dhjetra shtepi banimi ne zonen fushore te Lezhes, duke sjelle deme te konsiderushme.Mungesa e nderhyrjeve ne hidrovore, si dhe mos hapja e kanaleve kulluesi jane shkaktare te ketyre permbytjeve, ku me gjithe premtimet e pushtetarëve per nderhyrje situata perseritet sa here ka reshje shiu.