INUK, vijon aksionin për prishjen e objekteve pa leje në bregdet

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve të paligjshme në bregdet.INUK ka nisur që në orët e para të mëngjesit aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e  Dhërmiut, ku fadromat kanë nderhyrë për shembjen e disa objekteve 3-katëshe.Ndërkohë Partia Demokratike i ka cilësuar këto shembje si selektive.  Disa ditë më parë nga Dhërmiu i Vlorës, deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi ka theksuar banorët e bregdetit janë  braktisur nga pushteti vendor, ndërsa e ka cilësuar këtë aksion një penalizim për qytetarët.Ky aksion, i cili është në vazhdën e ndërhyrjeve për pastrimin e kësaj zone të rëndësishme turistike, nga ndërtimet e paligjshme, ka nisur prej ditësh, me prishjen e objekteve pa leje dy dhe trekatëshe.