Bashkia: Qeveria e paaftë për t'i shërbyer qytetarëve

Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të deputetit të PS-së Blendi Klosi se kreu i saj Lulzim Basha i ka kthyer shpinën qytetarëve.Në një prononcim për mediat, Bashkia thekson se qeveria kërkon ta fshehë paaftësinë e saj për t'i shërbyer qytetarëve duke sulmuar bashkinë.Ndërsa ka akuzuar maxhorancën se ka bllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe strehimin e qindra banorëve.“870 familje presin vendim për strehim e 1000 të tjerave u është bllokuar kredia në bankë. Qeveria e konfliktit e varfërimit të shqiptarëve kërkon të vërë nën presion pushtetin vendor. Bashkia ka përmbushur dhe po përmbush çdo detyrim dhe premtim, të bërë qytetarëve” thekson Bashkia