Përmbytjet në Maliq të Korçës,ekspertët: Duhet një hidrovor i ri

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmbytur qindra hektarë tokë në fushën e Maliqit në Korçë.Uji ka mbuluar sipërfaqe të konsiderueshme tokash të mbjella duke sjellë dëme për të gjithë fermerët në këtë sezon.E ndërsa kjo fushë zotërohet tashmë nga uji, nga ana e bordit të kullimit bëhen vazhdimisht punimet por fakt është përmbtytjet në këtë janar kanë qënë të pashmangshme.Ekspertët si të vetme zgjidhje për të shmangur përmbytjet shohin ndërtimin e një hidrovori të ri i cili është në fazë disktutimi dhe ende nuk dihet se kur do të nisë zbatimi i projektit.Në këtë rast, përmbytjet bënë dëmin e tyre, por fermerët thonë se edhe pasi dimri kalon është gati e pamundur të kapin në kohë sezonin e të mbjellave për shkak të moskullimit të tokave.Nga katër hidrovore që ka pasur dikur kjo fushë, tani nuk ka asnjë në funksionim çka e bënë akoma më të pashpresë zgjidhjen e kësaj situate.