Reforma territoriale, Klosi:Jemi në pritje të kompromisit nga opozita
Mazhoranca është gati të fillojë punën për reformën adminstrativo-territorialë, por ajo që e po e mban pezull deri në këto momente është shpresa në reflektimin e opozitës për tu bërë pjesë e saj. Teksa nuk la pa përmendur forcën e kartonave në Parlment që kjo mazhorancë gëzon, anëtari i grupit të punës për këtë reforme, Blendi Klosi, tha se opozitës i janë plotësuar të gjitha kërkesat legjitime.Klosi, akuzoi se Basha si kryetar bashkie u ka kthyer kurrizin interesave të qytetarëve të kryeqytetit por edhe si lideri i opozitës, vazhdon të jetë në kundërshtim me interesat e qytetarëve."Si anëtar i grupit të punës për reformën administrativo-territoriale të aleancs për shqipërinë europiane vazhdoj të theksoj se jemi në pritje të një reflektimi pozitiv nga ana e opozitës për tu bërë pjesë e kësaj reforme kaq të rëndësishme e cila ka më shumë se 20 vjet që lihet pas dore por ne vazhdojmë të jemi aty për ti kërkuar atyre që të marrin pjesë në këtë reformë. Një reformë e cila duhet të dalë nga axhenda opozitare dhe të bëhet axhendë e qytetarëve. Është e vërtetë ajo që thatë ju se ne kemi 3/5 e votave në parlament por është gjithashtu e vërtetë që ne kemi shprehur të gjithë vullnetin që opozita të jetë pjesë e kësaj reforme. Opozitës i kemi afruar që të ketë gjysmën e anëtarëve ne komision, gjithashtu i kemi afruar që të ketë edhe të drejtën e vetos për çdo vendimarrje të këtij komisioni, ndërkohë nga ana e partisë demokratike vazhdojmë të kemi qëndrime refraktare. Lulzim Basha është e qartë se si kryetar bashkie u ka kthyer kurrizin interesave të qytetarëve të kryeqytetit por edhe si mëkëmbës i liderit të opozitës, padrinos së opozitës vazhdon të jetë në kundërshtim me interesat e qytetarëve duke ribërë kështu një gabim dhe faj të madh të opozitës për të mos marrë pjesë në këtë reformë kaq të rëndësishme e cila nuk mund të lihet dhe nuk do të lihet pas dore ashtu sic është lënë në këto 20 vjet.U kërkua veto ajo u dha. U kërkua numër i barabartë anëtarësh ajo u dha. U kërkua që kjo reformë të shkëputej nga axhenda politike dhe të bëhej axhendë e qytetarëve, kjo nuk po jepet. Jemi ne pritje të kompromisit" theksoi Klosi.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranws ku thekson se paftësinë e saj p`r t`iu shërbyer qytetarëve qeveria kërkon ta fsheh duke sulmuar Bashkinë. Ndërkohë që bashkia e Tiranës ka përmbushur dhe po përmbush çdo detyrim dhe premtim të bërë qytetarëve.“Mazhoranca ka bllokuar buxhetin ka bllokuar strehimin, ku 870 familje presin vendim pë r strehim dhe 1000 të tjera u është bllokuar kredia në bankë. Qeveria e konfkitit dhe varfërimit të shqiptarëve kërkon të vërë nën presion pushtetin vendor”, thuhet në reagimin e bashkisë.