Rama në doganën e Durrësit:Godinë e rrënuar komuniste
Inspektime të pa lajmëruara, për kryeminsitrin Edi Rama, janë kthyer në proces pune.Radhën e kishte dogana e Durrësit, ku për kryeministrin gjendja është turpëruese për shtetin dhe torturuese për biznesin.Dogana të tilla sipas tij i përkasin botës së tretë, ndaj Rama tha se duhet një plan emergjent për transformimin e saj.
“A ju besohet se kjo është Dogana e Durrësit? Po,në këto dy kioska shërbehen importuesit shqiptarë e të huaj! Një godinë e rrënuar komuniste për administratën,dy kioskat që patë dhe një peshore e vetme për mijëra kontenierë, doganë e botës së tretë! Kjo gjendje turperuese per shtetin dhe torturuese per biznesin duhet dhe do te marre fund me projektin tone te ri per Doganen e Durrësit!” shkruan Rama në Facebook.Për kryeminsitrin Rama, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve është një domosdoshmëri dhe për shmangien e abuzimeve.Dogana e Durrësit është një prej doganave më të rëndësishme në vend dhe sa i takon peshës së të ardhurave që ajo realizon për buxhetin e shtetit.