Protesta për Radikën, shoqëria civile proteston para Kryeministrisë

Deklaratat e qeverisë shqiptare se nuk ka asnjë projekt për devijimin e lumit Radika në Dibër, nuk e ka ndalur  shoqërinë  civile për të vijuar protestesat.Aleanca kundër devijimit të lumenjve, por dhe përfaqësues të këshillit Komunar të Dibrës së Madhe, kanë protestuar para Kryeminsitrisë duke kërkuar më shumë transparencë për këtë çështje, por dhe mbi devijimin e mundshëm të lumit Vjosa, për të cilën sipas tyre gjithçka po bëhet në heshtje.Sipas aleancës,  konferenca e ministrave shqiptarë dhe maqedonas për çështjen e Radikës ishte një përpjekje për të manipuluar opinionin publik dhe për të zbehur reagimin qytetar.“Dënoj lojën e disa politikanëve. Nëse ka gjë të paqartë, pyesni ministrat e tyre që u deklaruan hapur se nuk ekziston gjë e tillë. Atëherë, pse bëhet kjo intereplenacë, për tu hedhur hi syve shqiptarëve? Ne nuk e pranonojmë këtë, nuk pranojmë të marrin Radikën, asnjë centimetër ujë nga Radika, nga Vjosa" tha përfaqësuesi i aleancës.