Komisioni ndaj diskriminimit, takim me personat me aftësi të kufizuar

Diskriminimi  ndaj personave tetra dhe paraplegjik, ka qenë tema e një takimi të zhvilluar në qytetin e Vlorës ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi kryesisht ndaj kësaj kategorie personash.Një nga pikat ku janë fokusuar pjesëmarësit ka qenë përjashtimi nga e drejta për të votuar e disa prej personave të kësaj shoqate, ku gjatë zgjedhjeve të fundit janë konstatuar tre raste të tilla, ndërsa jo pak vëmendje ju kushtua edhe mungesës së infrastrukturës rrugore të duhur për këtë kategori.Ky ishte takimi i rradhës i cili do të vijojë në çdo qark të vendit për tu njohur më nga afër me problemet që kanë personat para dhe tetra plegjikë, me qëllim evidentimin dhe minimizimin e sa më shumë prej tyre.