300 kg kanabis nga Lazarati në Tiranë, pranga 5 personave, mes tyre një vajzë
Rreth 300 kg marijuanë që vinte nga Lazarati është sekuestruar në kryeqytet.Strukturat e Policisë së Kryeqytetit gjatë një operacioni antidrogë kanë sekuestruar një sasie prej rreth 300 kg lënde narkotike ndërsa ka arrestuar edhe 5 persona.Operacioni policor i koduar "Bosko "u realizua në momentin që do të kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike cannabis sattiva, gjë që çoi dhe në shoqerimin e pesë personave mes tyre dhe një vajzë.Policia e shtetit ka bërë të ditur vetëm emrat e të shoqëruarve. Kristina.Q, 20 vjeç, Santiago.S, 20 vjeç, Orgest.S, 27 vjeç, Miguej.G, 19 vjeç dhe Arbër.C, 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.Sqarohet se arrestimi i tyre në flagrancë është bërë falë një hetimi 2 mujor, ndërsa aksioni për sekuestrimin e drogës u realizua nga forcat e Njësisë Speciale dhe ato komisariatit numër 3 në kryeqytet.Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit këtyre 5 të shoqëruarve u janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sattiva, një shumë parash, si dhe automjeti tip furgon ku u gjet lënda narkotike.Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se vijonë hetimet për persona të tjerë të imlikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërsa të shoqëruarit do të përballen me akuzat e prodhimit, mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim.Hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi mënyrën se si e siguronin ata lëndën narkotike në mbretërinë e drogës në Lazarat si dhe kush bashkëpunonte me ta për të realizuar trafikimin e marijuanës.