Vlora, qyteti që fle mbi C4, rastet kur shpërthimet kanë marrë jetë të shumta

Qyteti bregdetar i Vlorës, padyshim që është i famshëm për shumë momente të rëndësishme që e lidhin me historinë dhe traditën por edhe për vetë natyrën që i ka falur zoti. Por sot ka edhe një element shtesë, për fat të keq negativ, që e bën të jetë në vëmendje të të gjithëve. Duke u rikthyer pas në kohë, ngjarjet e njëpasnjëshme tregojnë qartë se vlora, është qyteti i cili fle mbi C4.Duke ju referuar vetëm 3 viteve të fundit, në prill të 2011, në zonën e Skelës 1 person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i tritolit, për të vijuar me 2 ngjarjet ku mbetën të vdekur Renato Abazi dhe pak kohë më pas gjyqtari Skerdilaid Konomi.Gjatë këtij viti në Vlorë u shënuan edhe mjaft raste të tjera ku mjaft automjete personale të efektivëve të policisë janë djegur mes tyre edhe ajo e kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Kësaj liste të gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit do ti bashkangjitej edhe shpërthimi i automjetit të sekretarit të Partisë Socialiste, Kreshnik Tepelena, si dhe eksplozivi në banesën e kryetarit të PD-së Ardian Kollozi, ndërsa në po të njëjtën ditë do të dëmtohej sërish me lëndë plasëse edhe automjeti i Dorian Tafilit, i cili mbante funksionin e Prokurorit.Seriali i shpërthimeve do të transferohej nga Vlora në kryeqytet ku këtë herë objektiv ka qenë Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, ngjarje e cila u parandalua nga efektivët e gardës. Rasti më i fundit është shënuar ndaj Kryetarit të Komunës Qendër Vlorë, Fredo Berberi, ku tritoli i vendosur poshtë automjetit të tij shpërtheu duke e lënë të plagosur dhe në gjendje kritike për jetën.Këto janë disa prej ngjarjeve, të cilat janë shënuar në Vlorë, qytet i cili qëndron mbi C4.