Meta: Reforma nuk i takon vetëm parlamentit, opozita duhet të japë kontributin e saj

Jam i bindur se viti 2014 do të jetë viti i reformave të rëndësishme të cilat do të vendosin themele shumë të rëndësishme për të mbajtur angazhimet dhe premtimet tona për një standart të ri të jetesës së qytetarëve të Elbasanit dhe qytetarëve shqiptarë”.Kështu është shprehur kreu i LSI, Ilir Meta, nga qyteti i Elbasanit në një takimi që zhvilluar në Elbasan me strukturat drejtuese të kësaj force politike. Ndryshe nga kreu i Partisë opozitare në vend, Lulzim Basha, Meta e ka konsideruar mjaft të rëndësishme ndarjen e re administrato territoriale si mundësi zhvillimi ekonomik për të gjitha qarqet dhe i ka bërë thirrje Bashës të jetë pjesë e këtij vendimi.Meta është ndalur tek domosdoshmëria e realizimit të shpejtë dhe në mënyrë më transparente dhe gjithpërfshirëse të reformës administrative dhe territoriale. Duke e konsideruar një reforme të domosdoshme, Meta tha se “kjo reformë i ka munguar Shqipërisë për një kohë të gjatë, në rast se ka një nga standartet më të prapambetura që nga zgjedhjet lokale të vitit 1992, vendi e ka në drejtim të ndarjes territoriale të vendit.Kjo deklarate e Metes duke u bazuar edhe ne ndarjen territoriale qe ka Kosova dhe Rajoni përreth, ku sipas tij edhe BE sëbashku me SHBA-të do të jenë mbështetës të kësaj reforme, gjë të cilën e bëri me dije dhe Ambasadori Amerikan A. Arvizu  gjatë takimit të zhvilluar në Korçë.