Berisha: Me vrap drejt shtetit policor Orwellian! Policia do presë gjobat për energjinë!
Ish kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook’, ka akuzuar përsëri kreun e qeverisë për rivendosjen e gjobitjes apo faturimit aforfe të energjisë për të mbushur me gjobat e qytetarëve arkën ÇEZ-it.“Policia tani po pret gjobat e energjisë për të shpëtuar Chez-in nga falimentimi dhe edukuar e prerë energjinë qytetarëve mbasi zërat e brendshëm i thonë kryekreut se mbi 90% tyre e vjedhin energjinë. Të dashur miq, tani me rendin, vrasjet e dyfishuara, tritolin, grabitjet, trafiqet dhe maskat e përditshme nuk do merret më Policia por me to do të merret krimi i ulur këmbëkryq në rrugët dhe sheshet e fshatrave dhe qyteteve tona, por dhe në zyrat më të larta të shtetit. Me urdher të kryekreut, policia është e angazhuar me detyra të tjera anti qytetare, si minimin e pallateve me leje, operacionin e mbylljes së lojrave të fatit që përfundoi me ekzekutimin e ortakut të Tahirit, gjobitjen masive për makinat për të mbajtur policinë me gjobat e qytetarëve, çka solli vetëm dyfishimin e aksidenteve.”, shkruan Berisha në “Facebook”.Postimi i plotë“Me vrap drejt shtetit policor Orwellian! Policia do presë gjobat për energjinë!Të dashur miq, z Rama pasi deklaroi se 90% e shqiptarëve vjedhin energjinë, urdhëroi këto ditë rivendosjen e gjobitjes apo faturimit aforfe të energjisë dhe urdhëroi Policinë e PS të mbledhë faturat e energjisë për të mbushur me gjobat e qytetarëve arkën ÇEZ-it. Ky vendim u morr pasi humbjet e ÇEZ, në këto pak muaj që e morën në dorë "specialistët", janë dyfishuar.Kështu, Policia tani po pret gjobat e energjisë për të shpëtuar Chez-in nga falimentimi dhe edukuar e prerë energjinë qytetarëve mbasi zërat e brendshëm i thonë kryekreut se mbi 90% tyre e vjedhin energjinë. Të dashur miq, tani me rendin, vrasjet e dyfishuara, tritolin, grabitjet, trafiqet dhe maskat e përditshme nuk do merret më Policia por me to do të merret krimi i ulur këmbëkryq në rrugët dhe sheshet e fshatrave dhe qyteteve tona, por dhe në zyrat më të larta të shtetit. Me urdher të kryekreut, policia është e angazhuar me detyra të tjera anti qytetare, si minimin e pallateve me leje, operacionin e mbylljes së lojrave të fatit që përfundoi me ekzekutimin e ortakut të Tahirit, gjobitjen masive për makinat për të mbajtur policinë me gjobat e qytetarëve, çka solli vetëm dyfishimin e aksidenteve.Pas gjithë këtyre arritjeve, me urdhër të kryepolicit Rama, së shpejti policia do ngarkohet edhe për gjobat dhe faturat e ujit, për mbledhjen e taksave por dhe plehrave e shpërndarjen e gazetave, mbasi kryekreu në traditën atërore nuk beson askund tjetër veçse tek polici i partisë së tij, për të cilën ligji nuk egziston! Sb”