Vogëlushi që nderon Shqipërinë, Desar Mejdani fiton mes 1300 fëmijëve nga mbarë bota
Berati, një qytet me tradita në pikture, duket se do të vazhdojë të ketë emra të sukesshëm dhe në të ardhmen. Për të dytin vit , një nxënës nga Berati, përzgjidhet i pari ndër 1.300 fëmijë nga mbarë bota.Desar Mejdani, është përzgjedhur nga një juri profesionistësh për grup moshat 13-15 vjeç, duke marë vendin e parë. Konkursi organizuar nga UNICEF, këtë vit është zhvilluar në Sllovaki dhe ka mbledhur punimet në pikturë të fëmijëve nga gjithë bota. Desar Mejdani, nxënës në shkollën nëntë vjeçare "22 Tetori", është prezantuar me punim temë të lirë, ndërkohë që tepër i emocionuar për këtë arritje, Desari nuk resht së falenderuari mësuesin e tij të pikturës dhe familjen për suportin që i kanë dhënë në ndjekjen e ëndrrës së tij.Nga ana e drejtuesve të kësaj shkolle, Desari cilësohet si një ndër vlerat e shumta të këtij institucioni arsimor me tradita të shumta ndër vite.