Tingujt sjellin “Albanian Memories”, muzika më e mirë e para viteve 90 në një përmbledhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2014, 19:29
Rikthehet muzika e para viteve 90, për të gjithë instrumentistët e rinj dhe muzikdashësit e këtij zhanëri. Promovimi i CD -së i realizuar nga Klajdi Sahatçi në violinë dhe Dhurata Lazo-Bejleri në piano, u prezantua në ambjentet e Ministrisë së Kulturës. Violinisti Klajdi Sahatçi u shpreh se kjo përmbledhje u realizua për t`ia kaluar brezit të ri dhe njëkohësisht për t`ia prezantuar botës.Pianistja e njohur, Dhurata Lazo-Bejleri, u shpreh se artistët e të shkuarës janë rruga ku duhet të kalojnë më parë të rinjtë.Në këtë promovim merrnin pjesë një sërë figurash të njohura të artit e muzikës.