Reshjet e dëborës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Pukë

Nga ulja e menjëhershme  e temperaturave të ditëve të fundit, ka bërë  që në shumë zona veriore të vendit të nisin reshjet e para të dëborës.Mësohet se në disa zona të vendi trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm duke krijuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeve.Sipas informacioneve, problematike situata paraqitet në rrethin e Pukës ku rreshjet e dëborës kanë shkaktuar vëshirësi duke bërë që qarkullimi i mjeteve të bëhet vetëm me zinxhirëKështu vështirësi në qarkullim ka në akset rrugore  Pukë- Qafë Shllak Qafë Mali ku trashësia  e dëborës arrin 40-50, Puke Qafë Mali Dardhë, Gjegjan- Fushë Arrëz ku trashësia  e dëborës arrin në 20-30 cm, Selcë- Vermosh  Malësi e Madhe  ku trashësia  e dëborës arrin në 40 cm  dhe në qytetin e Pukës dhe Fushë Arrëz trashësia  e dëborës arrin 10 cm.