Vranë aksidentalisht në moshuarën në Fier, dy në pranga, i treti në kërkim
Bien në pranga dy nga tre personat e dyshuar si autorë të vrasjes aksidentale të gruas së moshuar në Fier. Policia e këti qyteti ka vënë në pranga shtetasit Kodhel Aliu, 60 vjeç dhe Artur Tafa, 34 vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim Zagoll Tafën.Të dy personat janë ndaluar pasi akuzohen për vrasje nga pakujdesia e kryer në bashkëpunim, ku së bashku me personin e tretë të shpallur në kërkim duke gërmuar me një eskavator kanë shembur murin rrethues të një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja E.K., 62 vjeçe, banore e lagjes.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të së hënës në lagjen 16 "Prilli", ku e moshuara eshte zene poshte aksidentalisht nga rrenojat e nje ndertese qe po shembej. Sipas policisë, mesohet se aksidenti ka ndodhur per shkak te pakujdesise se drejtuesit te eskavatorit.