Pas 100 vjetësh, qeveria mblidhet në Vlorë
Këshilli i Ministrave zhvillon mbledhjen e radhës në Vlorë për të nderuar 100-vjetorin e krijimit të qeverisë së parë shqiptare me në krye Ismail Qemalin.Mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në orën 10:00 te muzeu i vogël në Vlorë, në katin e dytë të ndërtesës pikërisht në dhomën ku Ismail Qemali së bashku me ministrat zhvilluan mbledhjen e parë të qeverisë.Ndërkohë, Partia Socialiste ka kundërshtuar zhvillimin e mbledhjes së qeverisë në qytetin e Vlorës. Deputeti i PS-së Eltar Deda u shpreh dy ditë më parë dhe mbledhja e qeverisë në Vlorë është një hipokrizi pasi kryeministri Berisha më parë nuk i ka dëgjuar zërat e vlonjatëve.Ndërkohë FRESSH-i ka paralajmëruar sot një protestë sot në Vlorë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për të zhvilluar mbledhjen e radhës në qytetin bregdetar.Qeveria e Ismail Qemalit kishte në përbërje të saj 10 ministra, politikanë, aktivistë, njerëz të shquar të lëvizjes politike e patriotike, publicistikës e jetës fetare në Shqipëri.Që nga zv/kryeministri, Dom Nikoll Kacorri, ministri i Brendshëm, Myfit Libohova, ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, ministri i Drejtësisë, Petro Poga, ministri i Bujqësisë Pandeli Cele; ministri i Financave, Abdi Toptani; ministri i Luftës, Mehmet Pash Deralla, ministri i Punëve Botore, Mit’hat Frashëri dhe ministri i Postëtelegrafit, Lef Nosi.