Basha akuza qeverisë për rendin: Vrasjet dhe atentatet janë shumfishuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2014, 16:23
Nga qyteti i Korçës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sulmet ndaj qeverisë ku i është referuar sërish sigurisë në vend duke u shprehur se janë dyfishuar vrasjet, ndërsa ekonomia e familjeve shqiptare sa shkon e po rënohet për ditë. Basha theksoi se, kundërshtarët kanë ngritur sistemin e gënjeshtrës dhe kanë nisur mashtrimin për krimin, nën moton: "Jemi mirë, nuk ka ndodhur".Teksa jemi në një situatë ku mbizotëron pasiguria, ata kanë braktisur premtimet", tha Basha ndërsa u ndal dhe tek çështja e votës.Partia Demokratike si një forcë opozitare do të jetë në krye të çdo problematike apo revolte popullore - tha Basha, ndërsa paralajmëroi se PD nuk do ta njohë reformën territoriale të cilën ai e cilësoi si arbitrare.