Projekti për devijimin e Radikës, dibranët në një zë: Nuk do e lejojmë zbatimin
Projekti për devijimin e lumit Radika ekziston dhe ka filluar që në 2003.Kryebashkiaku i Dibrës, Ruzhdi Lata, shpjegon se përfaqësues të shoqërisë së energjitikës së Maqedonisë i kanë prezantuar projektin gjatë muajit nëntor.Lata shprehet i vendosur se nuk do ta pranojnë projektin pasi devijimi i lumit të Radikës do dëmtojë Shqipërinë dhe do të ulë ndjeshëm prurjet edhe në kaskadën e Drinit.Kundër projektit shprehet edhe inxhinieri Reshat Qorrmehmeti. Ai shpjegon se përveç dëmeve të konsiderueshme ekologjike, devijimi i lumit do të asgjësojë edhe planin për vaditjen e Fushës së Dibrës.Edhe pse devijimi i lumit do të bëhet për ndërtimin e një hidrocentrali në Maqedoni, qytetarët dhe ambientalistët e kundërshtojnë. Goce Lubinovski është ambientalist maqedonas, por është kundër projektit të qeverisë së vendit të tij. Sipas Lubinovskit tharja e lumit do të shkatërronte ekosistemin dhe do të largonte turistët nga gryka e Radikës.Qytetarët e Dibrës, të cilët ndjekin me vëmendje çdo zhvillim në lidhje me devijimin e lumit, ky projekt do të thotë shkatërrim i aktivitetit të tyre të përditshëm. Plani i një dige që mund të thajë rrjedhën e tij i tremb banorët.Radika është një lumë me të cilin dibranët kanë lidhur ngushtë jetën e tyre. Radika është lum i cili buron në malin Vraca (pjesë e Maleve të Sharrit), në një lartësi prej 2 200 m mbi nivelin e detit në jugperëndim të Kosovës, më pas rrjedh nëpër Maqedoni dhe derdhet në Drini e Zi. Lumi Radika është i gjatë 67 km.