Rritja e nivelit në kaskadën e Drinit, Gjiknuri paralajmëron: Do hapim portat e HEC-eve

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka paralajmëruar hapje të digave në kaskadën e Drinit nëse vazhdojnë reshjet intensive.Kjo deklaratë e kreut të energjisë është bërë gjatë inspektimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Gjiknuri theksoi se reshjet e fundit kane shtuar prurjet ne hidrocentrale, duke garantuar furnizimin me energjine ne vend.Gjiknuri ka kërkuar menaxhim më të mirë financiar dhe transparent . Minstri Gjiknuri e përcaktoi si një abuzim blerjen e skafit për nevojat e hidrocentralit me çmimin e një jahti.Reshjet e rëna ditët e fundit kanë rritur nivelin në hidrocentrale, duke bërë që prodhimi i energjisë në vend të jetë më i lartë dhe të ulet importi, i cili është më i shtrenjtë.