27-vjeçari nga Vlora, vrasës me pagesë brenda dhe jashtë vendit

Zbulohet identiteti i vrasësit me pagesë, arrestuar paraditen e së shtunës. Ai është 27-vjeçari nga Elbasani dhe me banim në Vlorë, Julian Sinani, i arrestuar në afërsi të zonës së "21 Dhjetorit" në Tiranë, me një armë zjarri tip pistoletë TT.Efektivët e policisë, të cilët kryen këtë aksion bënë të mundur edhe konfiskimin e mjeteve që përdorte ky vrasës. Në momentin e arrestimit atij i janë gjetur një pistoletë TT, paisje të teknologjisë së fundit, municione, një aparat fotografik me të cilin mendohet se ai fiksonte personat që do të vriste. Madje policia e Tiranës bën të ditur se në bazë të hetimeve të kryera mbi 27-vjeçarin, dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të rënda në Tiranë, e madje mendohet të jetë vrasës me pagesë, brenda dhe jashtë vendit.Aparati fotografik është një provë e cila do të zbardhë mjaft detaje, pasi do të shihen fotot që janë në të,  do të shihet nëse ka foto të personave të vrarë apo edhe të atyre që do të vriste në vijim.Strukturat e policisë po punojnë për të dokumentuar përfshirjen e tij, në disa ngjarje duke bashkëpunuar