Swoboda zbarkon nesër në Tiranë, takime me krerët më të lartë të shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2014, 15:24
Me ftesë të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqiperisë, ditën e dielë, mbërrin në vendin tonë për një vizitë zyrtare dy ditore Kryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian Hannes Swoboda.Po të dielën Swoboda, në orën 18.00 do të zhvillojë një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Marin Barleti me temë "Bashkimi Evropian dhe sfidat e tij".Ndërkaq ditën e hënë, Hannes Swoboda do të nisë takimet zyrtare me krerët më të lartë të shtetit.