PD: Krimi në përmasa të frikshme, qeveria e verbër dhe qesharake
Partia Demkratike ka denoncuar sot rritjen e kriminalitetit në vend. Deputeti demokrat, Arben Ristani, ndërsa analizoi situatën e sigurisë publike për muajin janar, tha se krahasimi me gjendjen në Irak dhe Siri që ka filluar të përmendet në media është me vend në raport me përmasat e frikshme që ka marrë krimi në vend.Ristani akuzoi Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm për arrogancën dhe butaforinë televizive, të cilët sipas tij me përpjekjen për të paraqitur gjendjen e rendit dhe sigurisë si “normale” janë bashkëpunim i paskrupullt me krimin.Deklarata e plotë:Rendi dhe siguria është sot, krahas gjendjes ekonomike dhe varfërisë, çështja kryesore që shqetëson shoqërinë shqiptare.Krahasimi me gjendjen në Irak dhe Siri, për fat të keq, ka filluar të përmendet në media dita ditës, dhe jo pa të drejtë, sepse vetëm këto ditë të janarit na japin këtë tablo:12 vrasje,153 aksidente, 16 me pasojë vdekje, 14 persona të tjerë në gjendje të rëndë18 raste ku krimi ka goditur me eksplozivDrogë pa fund kapet nga policitë e vendeve fqinje.Në fillim të kësaj jave në Greqi, u kap mbi 1 tonë drogë shqiptare.Grabitje me maska në qendra qytetesh dhe në mes të ditësVjedhje të banesave në mënyrë masive po ndodhin kudoVetëm dje ndërroi jetë një biznesmen në Durrës, i sulmuar barbarisht në mes të qytetit me eksploziv, ndërkohë që kryetari i komunës Qendër në Vlorë vazhdon të luftojë me jetën, pas sulmit me tritol që iu bë 5 ditë më parë.Përkundrejt kësaj situate Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm vendosin arrogancën dhe butaforinë televizive, mashtrimin dhe cinizmin pa kufi, herë pas here edhe budallallëkun e skajshëm për të gjetur shpëtim për paaftësinë e tyre.Disa justifikime të fundit do të kenë vend midis aforizmave të mençurisë botërore,Si p.sh. lëvizja e lirë e shqiptarëve pa viza është shkaku i trafikimit të grave,apo shitja e kartave telefonike pa procedurë është shkaku i përdorimit masiv të tritolit në vrasjet mafioze.Daljet e përditshme televizive për të paraqitur gjendjen e rendit dhe sigurisë si “normale” janë bashkëpunim i paskrupullt me krimin.Ndërkohë që qytetarët kërkojnë zgjidhje për ta rikthyer vërtet Shqipërinë në një vend normal.Opozita nuk është ajo që trembet nga gjoja rikthimi i policisë së shtetit në krye të detyrës, por opozita është ajo që sot do të denoncojë me konsekuencë dhe vendosmëri njehsimin e qeverisë me krimin dhe do të jetë zëri i revoltës popullore për vendosjen e rendit dhe sigurisë në vend.