Filmi “Skënderbeu” vjen në High Definition për 100 vjetorin e pavarësisë

Skëndërbeu, luftëtari i madh i Shqipërisë tani vjen me standarte të larta bashkohore të teknologjisë me definicion të lartë.Filmi vjen në version ndryshe për të gjithë shikuesit, sepse vjen me një dublim tërësisht në gjuhë letrare, me ngjyra dhe cilësi të pakrahasueshme vizuale, duke kontribuar në këtë mënyrë, në pasurimin e fondit të produksioneve të kinematografisë shqiptare.Filmi është prodhim i vitit 1953, i cili u emërua për 3 çmime në Festivalin e Filmit në kanë duke fituar 2 prej tyre, vjen pranë publikut në pamje më të gjalla, të realizuara me teknikat më bashkohore në fushën e kinematografisë dhe teknologjisë së filmit.