Deputetja e Dibrës kundër devijimit të Radikës
Deputetja e vetme nga Dibra, Luljeta Marku është shprehur kundër projektit për devijimin e rrjedhës së lumit Radika me ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Llukovës.Sipas deputetet se BDI-së ky projekt do të shkatërroj ekologjinë dhe eko sistemin në këtë rajon. Ajo paralajmëroi se këtë çështje do ta shtroj edhe në seancën pyetje deputetësh javën që vjen ndërsa nuk përjashton edhe mundësin e propozimit të ligjit, me të cilin do të pengohet devijimi i rrjedhës së lumit Radika.Tirana zyrtare edhe vazhdon të hedh poshtë zërat për një marrëveshje sekrete me zyrtarët e Maqedonisë për devijimin e lumit Radika.Kundër këtij projekti janë deklaruar banorët e Dibrës të cilët nga protestat e disa dite më parë morën mbështetjen edhe nga Shqipëria.Nga Banka Botërore, njoftojnë se nëse banorët janë kundër projektit, atëherë paratë për projektin do të tërhiqen. Në realizimin e projektit duhet të përfshihen Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Mali Zi.