Ujërat e zeza në Berat, banorët: Prej 20 vitesh askush nuk ka ndërhyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2014, 18:11
Ndodhet vetëm disa metra larg qendrës së qytetit, por nuk ka asgjë të përbashkët me të. Është ndër lagjet më të mëdha të qytetit, por sot ndodhet e zhytur mes plehrave, një përrua që tashmë është shndërruar në një kolektor ujërash të zeza, ndërkohë që dhe gjendja e rrugës lë shumë për të dëshiruar.Kjo është pamja dhe ajo çfare te ofron sot lagjia "28 Nëntori" në qytetin e Beratit. Prej më shumë se 20 vitesh, përroi është shndëruar në një kolektor ujërash të zeza e plehrash, ku në këto ditë me shi gjendja eshte edhe me e renduar.Banorët shprehen se kjo situatë ka vite që nuk po ndryshon dhe se Bashkia deri me sot nuk ka kryer asnje nderhyrje.