Rama:Iku koha e kontrabandës së naftës. S`ka projekt për Radikën
Kryeministri Edi Rama i cilësoi si gënjeshtra deklaratat e opozitës për devijimin e lumit Radika duke theksuar se nuk ka asnjë projekt të tillë.Shefi i qeverisë theksoi se opozita kërkon ta kalojë lumin e vjedhjeve pa u lagur duke u çjerrur dhe duke bërtitur kundër mazhorancës."Opozita është bërë njësh me baltën e rrenave dhe e njëjta gjë që dinë të bëjnë është të bëjnë pis çdo gjë që prekin kudo që shfaqen e sa herë që flasin. Janë katandisur në burimin më toksik të mbetjeve të politikës sëë vjetër komuniste të luftës me tjetrin jo me idetë e tij, të denigrimit të njeriut dhe jo të ballafaqimit njerëzor me të. Janë bërë si një kënd i vjetër fletrrufesh dhe i gënjen mendja e shkurtër se populli do mblidhet përpara këndit të fletërrufeve dhe do shkojë pas avazeve të tyre. E marrin këtë popull për budalla dhe politikën si mjet për të budallallëpsuar njerëzit që vuajnë papunësinë, vuajnë padrejtësinë, vuajnë dhe kriminalitetin dhe tërë katraurën që këta lanë pas. Unë e di që disa prej tyre duke nisur nga plaku i shtëpisë së tyre janë në hall të madh. Kanë bërë shumë të këqija dhe kanë përfituar shumë duke bërë keq dhe pastaj duhet të merren edhe me njërëzit që u trokasin në derë për tu marrë lekët që ia kanë marrë me të keq ku i duhej firma e tyre. Janë të bërë njësh me ata që janë arratisur nga tatimet duke marrë me vete edhe milionat në favor të tyre. Hajduti thotë kapeni hajdutin" tha Rama.Rama gjithashtu ka ripërsëritur se nuk ka asnjë projekt për devijimin e lumit Radika ndërsa ka shtuar se është opozita ajo që kur ishte në pushtet dha një pjesë së detit."Kujtojnë se do i nxjerrin shqiptarët në rrugë kundër qeverisë në interes kombëtar ndërkohë që interesin kombëtar me një të rënë të lapsit kur ishin në detyrë i hoqën një pjesë së detit Shqipërisë. Shqiptarët besojnë se Berisha është komik më i madh me mrs Bean sesa më patriot se Ali Ahmeti. Na dinë si veten e tyre që vajtën dhe firmosën atë dhënien e një cope deti sikur të ishte një copë baklava. Nuk ka projekt pasi projekt është në këtë rast është kur ka një projekt zbatimi nga qeveritë e të dyja vendeve" shtoi Rama.Rama theksoi se tashmë ka ikur koha e kontrabandës së naftës dhe se qeveria do të jetë mishërimi i popullit."Iku koha e turpshme e kontrabandës së naftës nga qeveria e Shqipërisë dhe armiqve të përbetuar të shqiptarëve. Iku koha e turpshme pa kushte të terrenit shqiptar, të drejtave dhe interesave të shqiptarëve. Iku edhe koha e turpshme e sjelljes nacionaliste për të marrë vota në Shqipëri duke hapur sherre dhe probleme të panevojshme me fqinjët. Kjo është një kohë kur Shqipëria ka zot. Kjo është një kohë kur Shqipëria ka një qeveria që do të jetë mishërimi i popullit Sovran” u shpreh Rama.