Berisha: Dorëheqja e deputeteve me akte mafioze. Kodheli: CV-ja ime s`ka vrasje

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur sot me debate për sa i përket dorëheqjes së deputeteve femra të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, pas lënies së mandatit nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli.Deputetët e opozitës kanë deklaruar se deputetet të cilat vinin në listë pas Kodhelit janë dorëhequr pasi janë kërcënuar.“Unë i ftoj të gjitha gratë që ndodhen këtu të ndërmarrim aksione konkrete. Të mos pranojmë këtë që ka ndodhur dhe kryeministri sot duhet të shprehet. Sot ju nuk mund të heshtni. Ju nuk mund të heshtini ku dhunohen ditën për diell gratë” theksoi deputetja e PD-së Mesila Doda.Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se me vendime mafioze ka larguar nga Parlamenti dy deputete femra dhe i ka zëvendësuar me përfaqësues të mafies.Duke folur në sallën e Kuvendit, Berisha akuzoi se dy deputetet që kanë dhënë dorëheqjen janë kërcënuar."Sot është një ditë e rëndë për Parlamentin pasi dhunohen në mënyrë më brutale, nënat, motrat, gratë shqiptare në një vendim. Dhe kjo ndodhur kur dhuna familjare ndaj grave është bërë një problem madhor kombëtar dhe së bashku kemi votur ligjet më të rënda për të vendosur një frenim ndaj këtyre akteve fyese. Ne sot i nënshtrohemi mafees, tentakulave të saj, një kompromisi të turpshëm për të përzënë nga Parlamenti 2 zonja dhe për ti zëvendësuar ato me përfaqësues të mafies. A mendni ju që është një akt që do të kalohet lehtë. Ky akt do të peshojë shumë rëndë mbi këtë vend, mbi këtë parament dhe mbi këtë shoqëri" tha Berisha.Ai gjithashtu replikoi edhe ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli duke e quajtur atë mimikonfidentja.“Sa i përket kësaj konfidentes që ka për borxh të thotë kryekreu I them këtu që ajo deputete mund të kujdeset për shëndetin e vet si deputete tre herë më mirë sesa jo deputete. Ajo deputete që ka një problem në veshka mund t`i shërbej vetes në pozitat e deputetes disa herë më mirë . Ky parlament ka rregullat e veta dhe ka trajtimin e vetë ndaj deputetëve të sëmurë. Ka solidaritetin e vet ndaj deputetëve të sëmurë por jo flakjen. Ka një kufi për mimikofidentja. Unë të them ty se atij që i bën avokatin jo një herë po me dhjetra herë të ka sharë ty sepse kishte xhelozi se merrje me shumë se ai” iu drejtua Berisha ministres Kodheli.I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i ministres Kodheli e cila theksoi: Sali Berisha ne të dy njihemi shumë herët.  Unë kam burrninë si askush tjetër në këtë Parlament të them dy gjëra.  Jetën e babait tim ta kam borxh 2 herë dhe akoma e përmend këtë, për të tjerat me mua nuk mund  të krahasohesh sepse në CV-në time nuk ka pasur dhe nuk do te ketë as sot as vrasje as hajnira”.Me tërheqejn e Mirela Nelit, Silvana Maksutit, në mungesë të emrave të tjera gra në listat e deputetëve, në Lezhë mandate i Mimi Kodhelit do të shkojë për Arben Ndokën, ndërsa në vend të Lefter Kokës në Durrës, deputet do jetë Bujar Derhemi.