Wilton:Rritja e ndjekjeve penale ndaj trafikantëve, sfida e radhës
Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë zhvilluar sot një seminar kombëtar për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të trafikimit të personave.Në fjalën e tij, Zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Wilton është shprehur se rritja e ndjekjeve penale ndaj trafikantëve është sfida e radhës për Shqipërinë.Ai gjithashtu theksoi se duhet të merren masa të veçantë kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmiëve."Fëmijët janë gjithmonë të dobët ndaj trafikimit dhe kërkojnë masa të veçanta. Nuk duhet të harrojmë trafikimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve duhet të merret parasysh nga autoritetet shqiptare. Prezenca e OSBE-së së bashku me autoritetet shqiptare po punojnë për hartimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve dhe trafikimi dhe shfrytëzimi" tha Wilton.Gjithashtu Zv.ambasadori u shpreh se OSBE është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me autoritetet shqiptare për të arritur objektin e përbashkët, për të zhdukur trafikimin. “Shpresoj që ky seminar të jetë një hap i dobishëm në këtë rrugë” u shpreh Wilton.Didi: Shqipëria vend origjine e trafikimitNdërsa drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi u shpreh se policia e shtetit duhet të fokusohet në parandalimin dhe reduktimin e trafiqeve të qënieve njerëzore.
"Ne kemi ndjekur me vëmendje ndryshimet që pasoi kodi penal për trafikimin të cilat kanë përjashtuar viktimat e trafikimit nga ndjekja penale. Duhet të ketë një qasje të veçantë ndaj viktimave të trafikimit, veçanërisht për fëmijët" tha Didi.Gjithashtu Didi theksoi se Shqipëria mbetet vend origjine e trafikimit të qënieve njerëzore.“Shqipëria vazhdon të jetëvend origjine për trafikimin e qënieve njerëzore me destinacion vendet e rajonit, si Kosova, Maqedonia dhe Italia. Gjatë viteve 2012-2013 ka pasur një rritje të numrit të rasteve të identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit edhe në Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe ndonjë rast sporadik në Britaninë e Madhe. Vajzat shqiptare shfrytëzohen për shërbime seksuale. Mënyra tradicionale e rekrutimit të tyre është ofrimi i punëve si valltare në bare dhe në restorante dhe më pas përfshirja në rrjetin e prostitucionit” tha Didi.