Rama ‘rrëzon’ Berishën, shfuqizon vendimin për konçensione në Dhërmi

Qeveria Rama rrëzon një tjetër vendim të qeverisë Berisha, të marrë përgjatë 3 mujorit të tranzicionit të pushtetit. Bëhet fjalë pikërisht për vendimin për ngritjen e një fshati turistik në Dhërmi, ku qeveria e djathtë në 1 gusht të vitit që lamë pas pati vendosur ta japë me koncension.“Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonat plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll, me karakter turistik, panoramik dhe informues dhe ndërtimin e infrastrukturës përkatëse është Bashkia e Himarës”, thuhet në pikën nr.1 të vendimit, firmosur nga kryeministri Sali Berisha.Projekti, hapësira e të cilit shkonte në 3 kilometra vijë bregdetare, është bllokuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, të cilët kanë shfuqizuar vendimin.“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Shfuqizimin e vendimit nr.591, datë 1.8.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonat, plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll, me karakter turistik, panoramik dhe informues, ndërtimin e infrastrukturës përkatëse dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë “Eurokontakt”, sh.p.k.”.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”thuhet ne vendimin e sotem te qeverise Rama.Nga ana tjetër Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës miratoi në parim marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të Kinës për bashkëpunimin ekonomiko-teknik.Po sot qeveria Rama ka miratuar propozimin e Ministrisë Kulturës, duke emëruar drejtor të Teatrit Kombëtar Hervin Çulin.