Grabitja e bankës në Vlorë, identifikohet pronari i automjetit: Ma morën me forcë
Identifikohet pronari i automjetit me të cilin u krye grabitja e filialit të bankës në Vlorë. Burime nga policia e Vlorës bëjne me dije se automjeti është në pronësi të Arjan Qenanit, pronari i një firme brisqesh në Tiranë, ku ky i fundit në ambjentet e komisariatit ka deklaruar se mjeti i është marrë me forcë.Mesa duket grabitësit kanë mundësuar fillimisht grabitjen e automjetit, me të cilin më pas kryen dhe vjedhjen e bankës.Grabitja u regjistrua mesditën e sotme, ku persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në ambjentet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 5 milionë lekë.Më pas grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja me automjetin ngjyrë të bardhë me targa Tirane, të cilën policia e gjeti më pas të djegur në pyjet e Dukatit.