Komunari i PD-së 2 orë në pyetje nga prokurorët: Nuk kam asnjë konflikt personal

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton dhe mbi atentatin ndaj kreut të komunës Qëndër të qarkut Vlorë Fredo Berberi, ka marrë mesditën e së mërkurës edhe dëshminë e këtij të fundit.Për rreth 2 orë me radhë në ambientet e reanimacionit në Spitalin Universitar të Traumës, Berberi u është përgjigjiur pyetjeve të hetuesve të Krimeve të Rënda, ku kryefjalë e gjithë dëshmisë së tij ka qenë fakti se nuk ka konflikt me njeri."Nuk kam konlifkte me njeri, nuk kam pas ndonjë problem apo të jem kërcënuar ndonjëherë nga dikush. Nuk e di pse më është vënë mua eksplozivi. Zoti më ruajti, ngase vetëm të mira kam bërë në jetë"- ka deklaruar Berberi.Mësohet se Berberi, ka dhënë detaje edhe lidhur me itinerarin e lëvizjeve të tij deri në momentin e shpërthimit të eksplozivit C4 poshtë makinës. Ai ka shpjeguar se nga lokali i tij në Nartë kishte zbritur vetëm me makinën e tij për në Vlorë dhe në bulevardin "Ismail Qemali", vetëm disa metra nga lokali ku do takohej me miqtë e tij, kryekomunari ka thënë se i ka shpërthyer mjeti, duke humbur kontrollin mbi të.Kryekomunari i Qëndrës, Fredo Berberi, ra pre e një atentati vetëm dy ditë më parë në qendër të qytetit bregdetar. Prokuroria në vendin e shpërthimit ka gjetur dhe sekuestruar një kapak të aparatit cellular dhe disa qarqe të copëtuara, por nuk ka gjetur ndonjë gjurmë karte.Lajmi i mirë në gjithë këtë situatë, mësohet të jetë gjendja shëndetësore e krykomunarit Berberi, ku sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar dhe pritet të transferohet në pavion.