Rama darkon me Topin, kreu i FRD: Folëm për bashkëpunimin politik

Mbrëmja e së mërkurës ka bërë bashkë shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe ish-kreun e shtetit Bamir Topi.Që prej orës 20:00, Rama dhe Topi, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe dy eksponentë të FRD Sali Shehu dhe Daut Gumeni po darkojnë në një prej restoranteve pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë.Ende nuk dihen detaje rreth këtij takimi, ndërsa në media është përfolur për një bashkëpunim të mundshëm mes FRD që kryesohet nga Topi dhe qeverisë.Pika e kontaktit dhe kooperimit mes dy partive ka startuar në zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkinë e Korçës, teksa FRD ka dhënë mbështetjen për kandidatin e majtë Sotiraq Filo dhe për më tepër tre ditë para zgjedhjeve numri dy Gazmend Oketa ka qënë përkrah numrit dy të qeverisë, Niko Poleshi në fushatë, në qytetin e Korçës.Pikërisht mbështetja për kandidatin e PS për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo shënon dhe “gurin e themelit” për një marrëveshje mes FRD të Topit e PS të Ramës.