Raporti i UNICEF për fëmijët romë, 25% e tyre nuk shkojnë në kopësht e shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2014, 17:02
Sipas një raporti të UNICEF, 25% e fëmijëve rom janë jashtë sistemit arsimor. Por problemi i mosfrekuentuarit të arsimit parashkollor e atij bazë është një problem jo vetëm rom.Mosfrekuentimi i arsimit parashkollor shihet në mjaft qytete, por më problem është në Berat, ku 47.000 fëmijët mbeten jashtë sistemi, në Kuçovë 10.000 fëmijë, ndërsa në Sarandë 13.000.Për këtë arsye Ministria e Arsimit, UNICEF dhe Ministritë e linjës thanë se do të ketë një program konkret për të përfshirë në sistem fëmijët romë dhe jo vetëm.Ndërsa drejtuesi i UNICEF në Shqipëri tha se këto politika janë të nevojshme që në kopsht, për shkak se integrimi është më i sigurtë dhe më i thjeshtë.