Prokuroria e Tiranës, hetime të plota për rastin e “Serverit të Tatimeve”

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal për akuzën e “Ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike”, parashikuar në nenin 293/b të Kodit Penal, pas kallëzimit të dorëzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.Në bazë të materialit që i është referuar prokurorisë, institucioni kallëzues ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj një ish-punonjësi të saj, për të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dyshon se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin e saj elektronik.Në kuadër të hetimeve për këtë procedim, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen verifikimet e nevojshme, si edhe ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës teknike, e cila ende është duke u zhvilluar nga ekspertë të kompjuterave.