Reforma territoriale, Çuçi: I paraprin reformimit të sistemit zgjedhor

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, pranoi në Ora News se reforma e re territoriale do të çojë në mënyrë të pashmangshme edhe në reformimin e sistemit zgjedhor.Për Ministrin Çuçi reforma administrative është e domosdoshme për shkak të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vite.Sipas tij ndarja administrative nuk u përgjigjet dot këtyre nevojave as me shërbime as me investime, ndërsa një rikonceptim administrativ do të zgjidhte polarizimin e skajshëm të krijuar në komunitete.Sipas Ministrit përmes instrumentave ligjorë do të garantohet që Komunat që do shkrihen në Bashkitë e mëdha të kenë përfaqësim në këshillat e rinj si dhe tu garantohen sa më afër shërbimet e domosdoshme.