Hidhet në erë me C4 biznesmeni, makina shpërthen në ecje, 45-vjeçari në koma

Nje biznesmen i sektorit te ndertimit ka qene shenjestra e rradhes e atentateve me tritol. Xhemal Çela, 45-vjeç eshte hedhur ne ere me makinen e tij ne zonen e plazhit ne Durres dhe vetem fati i ka shpetuar jeten, megjithese gjendja e tij shendetesore eshte kritike.Ngjarja ndodhi ne oret e para te dites kur biznesmeni po ecte me makinen e tij dhe papritur eshte gjendur i perfshire nga flaket shoqeruar me nje shperthim te fuqishem.Sipas dëshmitarëve në vendngjarje drejtuesi i automjetit ka kuptuar se në automjetin e tij po ndodhte diçka, pasi pak sekonda para shperthimit ai ka frenuar dhe ka tentuar të dalë menjëherë nga makina.Banorë të zonës kanë ndihmuar 45-vjeçarin që të dalë nga autovetura që kishte marrë flakë gjithandej.Burimet policore bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit është në gjendje të rëndë për jetën,ndërkohë që shpërthimi ka ardhur nga vendosja e lëndës plasëse në automjet.Policia po heton rreth aktivitetit të shtetasit Xhemal Çela dhe nëse ai ka konflikte me persona te tjere qe shenuan edhe kete ngjarje te rende. Pas mjekimeve te para ne spitalin eDurresit, 45-vjeçari eshte percjelle ne Tirane ne gjendje kome, ku po i nenshtrohet nderhyrjeve te specializuara kirurgjikale dhe mjeket ende s’kane dhene garanci per jeten e tij.