Kuvend, debate për dorëheqjen e deputeteve. Opozita: Janë kërcënuar

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur sot me debate për sa i përket dorëheqjes së deputeteve femra.Deputetët e opozitës kanë deklaruar se deputetet janë dorëhequr pasi janë kërcënuar.“Unë i ftoj të gjitha gratë që ndodhen këtu të ndërmarrim aksione konkrete. Të mos pranojmë këtë që ka ndodhur dhe kryeministri sot duhet të shprehet. Sot ju nuk mund të heshtni. Ju nuk mund të heshtini ku dhunohen ditën për diell gratë” theksoi deputetja e PD-së Mesila Doda.Menjëherë ka reaguar edhe deputeti demokrat Sali Berisha i cili ka kërkuar fjalën por nuk I është dhënë nga kryetari i Parlamentit Ilir Meta.“Ju lutem zoti Berisha keni kohë për të folur pasi kemi shumë çështje për të diskutuar. Keni edhe kohën e diskutimeve në fund. Ju lutem shumë mos e shfrytëzoni tolerancën për veprime jo kontruktive. Shqetësimet tuaja të drejta ose jo keni të drejtë t`i ngrini sipas rregullores” tha Meta. vijon...