Gjykata shpall falimentin e “Belle Air”, 90 ditë kohë për kompensimin

Gjykata e Tiranes ka pranuar kërkesën e kompanisë ajrore Bellair për hapjen e proçedurave të falimetit.Më këtë vendim i është hapur rrugë shpalljes së falimentit të kompanisë, pasi sipas gjyqtarit Ilir Çeliku plotësohen të gjitha kushtet ligjore për këtë hap.Gjykata ka sqaruar se kompania është në borxhe disa miliona eurosh. Ndërsa është caktuar edhe administratore Ingerta Bebi, e cila do të ndjeke të gjitha hapat e proçedurave të falimentit.Ndërkohë të gjithë kredidorëve dhe qytetareve i janë lënë 90 ditë kohë për të paraqitur të gjithë ankesat tek administratorja.