Elbasan, apartamentet “mbeten stok”, rreth 2000 hyrje të pa shitura

Shitja e apartamenteve ne qytetin e Ebasanit ka shenuar ulje dhe kjo lidhet me krizen ekonomike qe ka prekur rajonin ku punojne dhe jetojne pjesa më e madhe e emigrantëve.Kryetari i shoqatës së ndërtuesve për rrethin e Elbasanit, Fatbardh Doko, shprehet se shitja e apartamentëve pati një rënie të ndjeshme gjate vitit te kaluar, e cila lidhet edhe me bllokimin e dhënies të kredive nga ana e bankave, për shkak të moshipotekimit të apartamenteve të reja nga ndërtuesit.Kjo situate eshte shoqeruar me krizë financiare tek firmat ndertuese, një pjesë e te cileve janë drejt falimentit.Gjatë vitit te kaluar ka patur një ulje në masën 30% të shitjeve të apartamenteve, krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse,nderkohe jane mbi 2000 apartamente te perfunduara qe presin per tu shitur.Pavaresisht se interesi ndaj blerjes se tyre ka rene, nga ndërtuesit nuk ka pasur asnjë ulje të çmimit.